News That Matters

I sjellin ish të dashurin, konkurrentja e Për’puthen dhe djemtë tjerë largohen nga studio

02/10/2021 23:23
Ka nisur sezoni i dytë i “Për’puthen Prime”, drejtuar nga Bora Zemani.

Ky format i cili transmetohet çdo të shtunë, natën e parë të tij ka nxitur debate brenda studios, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Gjatë emisionit, në studio ka hyrë edhe një konkurrenti i ri, e që në fakt është ish i dashuri i njërës nga vajzat, Alvisës.

E nervozuar në maksimum, Alvisa ka kritikuar Arjan Konomin, duke i thënë se ai e ka sjellur aty, pasi e ka mik.

Por, kjo gjë ka irrituar të gjithë të tjerët të cilët bashkë me Alvisën kanë zgjedhur të largohen nga studio.

div.meta-author { display:none; }