News That Matters

I shfaq gratë si lopë në reklamë, kompania kërkon falje

15/12/2021 11:00

Kompania më e madhe e produkteve të qumështit në Korenë e Jugut “Seol Dairy Cooperative” është detyruar të kërkojë falje.

Kjo pasi në një reklamë i kishte shfaqur gratë si lopë.

Në reklamën e “Seoul Milk” shfaqet një burrë duke incizuar fshehurazi një grup të grave, të cilat më vonë shndërrohen në lopë.

Kompania në fjalë e largoi videon pas reagimeve të shumta, por u ringarkuan sërish nga përdoruesit e internetit, shkruan BBC përcjell Klankosova.tv.

“Ne sinqerisht kërkojmë falje për secilin që nuk është ndier rehat me reklamën e qumështit, të publikuar me datë 29 të muajit të kaluar”, tha kompania “Seoul Dairy Cooperative”, pjesë e kompanisë “Seoul Milk”.

Kjo ka ngjallur debat të madh për çështjen e seksizmit.

Por, diskutimi nuk përfundoj këtu.

Po ashtu u shpreh shqetësimi edhe për mënyrën e fshehtë se si burri i incizon gratë.

Krimi i incizimit të fshehtë në Korenë Jugore është shtuar viteve të fundit.

https://www.youtube.com/watch?v=9carAjKjT4I

div.meta-author { display:none; }