News That Matters

I konfiskohen 4 mijë fishekë një shtetasi serb, Sveçla: Është punëtor i integruar nga strukturat paralele në MMPHI

09/06/2022. 14:09

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se janë konfiskuar katër mijë fishekë në pikën kufitarë në Jarinjë.

Sveçla më tej ka thënë se ato i takojnë një shtetasi të Serbisë, i cili është punëtor i integruar nga strukturat paralele në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe të Infrastrukturës.

Ai më tej ka bërë të ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

div.meta-author { display:none; }