19/02/2022 21:00
Në Stokholm sot iu dha lamtumira e fundit veprimtares së njohur shqiptare në Stokholm, Teuta Haziri.
Ajo ndërroi jetë ditë më parë pas njē sëmunfje të rëndë dhe la pas veti bashkëshortin dhe dy fëmijë.
Në ceremoni ka marrë pjesë edhe ambasadorja e Kosovës në Stokholm, zonja Shkëndije Geci Sherifi.
Teuta Haziri u lind në Zhegër të Gjilanit në një familje të arsimuar e të pajisur me ide përparimtare. Qysh si studente u angazhua në misionin humanitar të Anton Çetës për pajtimin e gjaqeve. Ndërkaq në Suedi ishte pjesëmarrëse dhe mbështetëse e të gjitha aksioneve në ndihmë vendlindjes dhe afirmimit të çështjes shqiptare. Mori pjesë aktive edhe në jetën kulturore dhe letrare e në disa raste edhe u nderua me çmime letrare.
Ka botuar një përmbledhje me poezi “Diçka që vjen me lot” ndërkaq poezitë e saj kanë zën vend edhe në disa antologji poetike. La në dorëshkrim një varg poezishë shumë të bukura dhe një seri kujtimesh me tregime nga fëmijëria e saj.
Përpos si poete ajo do të mbetet në kujtesë edhe si luftëtare e guximshme për të drejtat e grave.
Njoftimi i plotë:
Sot në Stokholm iu dha lamtumira e fundit veprimtares së njohur shqiptare në Stokholm, Teuta Haziri. Pas një sëmundje të rëndë ajo ndërroi jetë ditë më parë dhe la pas veti bashkëshortin dhe dy fëmijë.
Në prani të familjes së ngushtë të të ndjerës në ceremoninë e varrimit merrnin pjesë të afërm, miqë e kolegë pune dhe disa dhjetëra bashkatdhetarë. Po ashtu mori pjesë edhe ambasadorja e Kosovës në Stokholm, zonja Shkëndije Geci Sherifi.
Në fjalën lamtumirëse ajo foli për figurën e Teuta Hazirit si njeri, si krijuese dhe bashkëveprimtare e aktiviteteve të shumta ndër shqiptarët e Suedisë.
Një fjalë lamtumirëse mbajti edhe gazetari Shuquri Sejdijaj. Teuta u nda fizikisht nga ne, tha ai, por emri dhe vepra e saj do të jetojnë në zemrat tona për jetë.
Një nga kolegët e saj të punës e përshkroi Teutën si njeri të mrekullueshëm e cila rrezatonte dashuri në punën e saj si pedagoge.
Ndërkaq Shqipe Bunjaku e përshkroi Teutën si një simfoni lulesh, njeri fantastik, me ideale patriotike dhe me shpirt poetik.
Në emrin e familjeve Hasani dhe Haziri foli Sherif Hasani. Ai faleminderoj pjesëmarrësit në këtë ceremoni mortore duke theksuar se bashkëndjenja në këto çaste ua ka bërë më të lehtë pikëllimin.
Familja e të ndjerës mori edhe dy telegrame ngushllimi: një nga Lidhja e Shoqatave Shqiptare ”Iliria” në Suedi dhe tjetri nga Qendra Kulturore Shqiptare ”Migjeni” në Borås ku Teuta për të gjallë merrte pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë ”Sofra Poetike”.