News That Matters

Hysni Gucati arrin në Kosovë, kjo është arsyeja

12/05/2022. 14:44
Ish-kryetari i OVLUÇK-së, Hysni Gucati, ka mbërritur sot në mëngjes në Kosovë, nga Haga ku po mbahet prej muajsh në paraburgim.

Arsyeja e vizitës së tij është sëmundja e babait të tij, i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Mitrovicës.

“Epoka e re” ka mësuar se Gucati do të qëndrojë tri ditë e më pas do të kthehet prapë në Hagë për ta pritur verdiktin gjyqësor i cili do të jepet më 18 maj kundër tij dhe Nasim Haradinajt.

div.meta-author { display:none; }