News That Matters

Humb jetën nga COVID-19 një grua shtatzëne në Shqipëri

30/09/2021 10:02

Një grua shtatzënë humbi jetën në Spitalin Infektiv nga Covid-19. Ajo ndodhej prej 2 ditësh në reanimacion te Infektiv.

Burime për Klan News thonë se ajo ishte në muajin e katërt të shtatzënisë dhe se ishte në reanimacion prej dy ditësh. Ajo mësohet se mbërriti në gjendje kritike për jetën në spital, e pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, nuk mundi të mbijetonte.

Një ditë më parë, autoritetet njoftuan se në 24 orë, 17 persona humbën jetën si pasojë e virusit, ndërsa u shënuan 680 raste të reja. Në spitale po marrin trajtim 155 pacientë, nga të cilët 21 janë në gjendje më të rënduar./tvklan.al

div.meta-author { display:none; }