
14\03\2022 19:04
Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka takuar sot ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.
Në takim, përveç situatës së sigurisë në rajon pas agresionit rus në Ukrainë, u diskutua edhe për thellimin e bashkëpunimit dhe partneritetit në fusha me interes të përbashkët.
Hoxhaj, me këtë rast, shprehu mirënjohje për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ambasadorit Hovenier në të gjitha proceset politike përcaktuese për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Nga ana tjetër, ambasadori Amerikan Jeffrey Hovenier, ka thënë se qëndrimi amerikan gjithmonë ka qenë në përkrahje të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
Hoxhaj tutje është shprehur se partneriteti, aleanca e Kosovës dhe SHBA-së janë kyqe për të ardhmën tonë euroatlantike.