
12/04/2022. 14:09
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj ka folur në debatin parlamentar për Politikën e Jashtme të Kosovës.
Hoxhaj theksoi se nuk do të ketë njohje, as anëtarësime dhe liberalizim të vizave.
“Nuk ka njohje dhe nuk pres që do të ketë njohje, nuk ka anëtarësime, dhe nuk ka më pasë anëtarësime , nuk ka marrëveshje me Bashkimin Evropian dhe nuk do të ketë dhe as liberalizim të vizave”.
“Dua që t’i ngrit tri çështje të rëndësishme, është mirë që kryeministri po rreshtohet karshi Ukrainës, qeveria është mirë që po mendon globalisht, por nuk po vepron asgjë lokalisht”, është shprehur Hoxhaj.
“Ende nuk keni aplikuar për NATO, nuk e keni dorëzuar deri më tash për partneritet për paqe që ish kryer sivjet, tash me qu brenda këtij viti mbyllet anëtarësimi në Partneritet për Paqe”, shtoi ai.
Hoxhaj thotë se Kurti po merret me luftën hibride të Rusisë, por që sipas tij nuk po thotë asgjë me spiunazhin e Serbisë ndaj Kosovës.
“Zoti Kurti po merret me luftën hibride të Rusisë, por nuk po thotë asgjë që dy ditë në luftën e spiunazhit të Serbisë karshi Kosovës”.
“Kjo kohë është një kohë e re, kërkon fjalor të ri, komplet të ri politik dhe kërkon politika të reja, ndërto duhet të jetë qasja në raport me pesë vendet që nuk e kanë njohur Kosovën”.