
02/06/2022. 13:30
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha që kishte një bisedë të frytshme pas takimit me Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë.
“Kishim një bisedë të mirë me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë. Isha i nderuar që pata ftesë nga kryetari i këtij Komisioni, për të ardhur dhe për të diskutuar çështjet që janë në interes të këtij Komisioni”.
“Patëm një diskutim të frytshëm lidhur me çështjen e politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare”, tha ai.
Edhe kryetari i Komisionit Haki Abazi, tha se në takimin me Hovenier rikonfirmuan marrëdhënien speciale strategjike me SHBA-të.