News That Matters

Hoti për Kurtin: Shëtitje në shumë adresa, përpos në adresën e gjithë adresave, Shtëpinë e Bardhë

23/05/2022. 20:28

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar vizitën e kryeministrit të tanishëm në ShBA.

Hoti, përmes një postimi në Facebook, tha se Kurti ka bërë shëtitje në shumë adresa e jo në atë që është kryesorja, sipas tij, Shtëpia e Bardhë.

“Shëtitje në shumë adresa, përpos në adresën që për botën demokratike, dhe për shqiptarët në veçanti, është adresa e të gjitha adresave; Shtëpia e Bardhë”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Sipas Hotit, vizita në Shtëpinë e Bardhë mundëson qasje të suksesshme në të gjitha adresat e tjera, e jo e kundërta.

div.meta-author { display:none; }