News That Matters

Hoti: Nga dialogu për njohje reciproke degradoi në dialog për tabela të veturave

25/04/2022. 20:10

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, e ka kritikuar qeverinë e Kosovës për qasjen ndaj dialogut me Serbinë.

Hoti tha se qeveria e dëmtoi këtë proces kur e braktisi dialogun për njohje reciproke.

Ai theksoi se bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë tashmë kanë degraduar.

Sipas tij nga dialogu për njohje reciproke ka kaluar në atë për njohjen reciproke të tabelave.

“Fatkeqësisht, dialogu për njohje reciproke degradoi në dialog për tabela të veturave, sado e rëndësishme që është kjo çështje”- tha Hoti.

div.meta-author { display:none; }