News That Matters

Hoti: Kuvendi ynë të miratojë rezolutë për t’i kërkuar NATO-s e BE-së anëtarësimin e Kosovës

01/03/2022 11:33

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, vlerëson se është koha e përshpejtimit të procedurave për anëtarësimin e Kosovës në organizatat si Bashkimi Evropian dhe NATO.

Ai këtë e ka lidhur me zhvillimet e fundit në Ukrainë, atje ku po zhvillohet luftë mes këtij shteti dhe Rusisë.

Në një qëndrim të tij në Facebook, Hoti ka thënë se Kuvendi i Kosovës duhet të miratojë një rezolutë ku i kërkohet këtyre dy organizatave pranimi i Kosovës.

Kuvendi duhet të miratojë urgjentisht një rezolutë, sipas Hotit, ku:

(I) i kërkohet NATO-s dhe BE-së të shqyrtojnë anëtarësimin e Kosovës,

(II) obligohet Qeveria e Kosovës që, në konsultim me NATO-n, të rishikojë dhe shkurtojë afatet për avancimin e FSK-së në ushtri të rregullt të parapara në planin 10-vjeçar të vitit 2018, përfshirë këtu edhe sigurimin e mbështetjes financiare të nevojshme për këtë qëllim; dhe

(III) u kërkohet vendeve të mbetura të BE-së të njohin Kosovën.

Këto pika Hoti i ka përmendur krahas një mori faktesh të shpalosura, si transformimi i FSK-së në ushtri, vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për pavarësinë e Kosovës, Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit e po ashtu misionet e para të ushtarëve të FSK-së jashtë vendit.

div.meta-author { display:none; }