
Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Ju duhet të shmangni konfliktet dhe të ruani ekuilibrat. Kujdes nga përplasjet me të afërmit dhe lini zemrën të lirë.
Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Harrojeni dashurinë për të mërkurën. Marrëdhëniet e lindura në këtë periudhë nuk janë më të mirat. Në punë dëshironi diçka të re, të ndryshoni ambientin ose të provoni gjëra të reja. Provoni ta bëni dhe do të shpërbleheni.
Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Është një ditë interesante për dashurinë, por kujdes nga ndërhyrjet e jashtme. Mendoni mirë veprimet që doni të bëni sepse rrezikoni të bëni gabime.
Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Duke nisur data 17 e dita e enjte do të përjetoni momente emocionuese. Jeni të shqetësuar për punën dhe duhet të gjeni strategji të reja.
Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
Të mërkurën, Hëna nuk është në shenjën tuaj ndaj shmangni konfliktet. Jeni konfuzë në punë, ndoshta për shkak të ndryshimit që kërkoni por nuk vjen. Nuk dini nëse doni të vazhdoni me të njëjtin ritëm apo të nisni nga e para.
Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Këtë periudhë, marrëdhënia juaj është e çuditshme.Të mërkurën mund të ndiheni të shqetësuar. Në punë Jupiteri është përballë dhe ju bën të mos shihni asnjë përmirësim, ndaj prisni pak kohë.
Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Këtë pasdite Hëna do të jetë në shenjën tuaj, pritet lindja e emocioneve të bukura. Në punë, nëse kultivoni ide të reja, brenda një kohe të shkurtër do të sjellin shumë sukses.
Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Në dashuri, kjo është periudhë shumë e mirë për ju. Në punë, është keq të mos e përdorni fuqinë e Mërkurit për të trajtuar disa çështje të pazgjidhur.
Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Në dashuri, të mërkurën është dita e këndshme. Në punë jeni më optimistë, kushtojini vëmendje shpenzimeve, është ditë interesante.
Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Do ta keni më të lehtë të thoni atë që ndjeni. Kini kujdes në katër ditët e ardhshme. Çështjet ligjore më në fund mund të mos kenë më probleme.
Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Në dashuri do të lini pas tensionet e fillimit të muajit për t’i hapur rrugë emocioneve të bukura. Shmangni zgjedhjet e sikletshme në punë.
Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Njohuritë e bëra këtë muaj mund të jenë interesante. Yjet janë në favor të parave dhe marrëveshjeve!