
Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Ju jeni gati për të nisur një histori dashurie dhe takimet nuk do të mungojnë. Në punë, përpiquni të përfitoni nga kjo periudhë sepse është fazë rikuperimi për ju.
Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Në dashuri duhet të fiksoni një gjë në kokën tuaj. Nuk mund të keni gjithmonë të drejtë dhe ndoshta duhet të pranoni edhe kur e keni gabim. Në punë, mos e nënvlerësoni ndihmën e atyre që ju duani.
Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
E mërkure ndiheni pak konfuz për romancën tuaj, por gjithçka është në duart tuaja. Vendimi varet nga ju! Në punë, përpiquni t’i shtyni përpara idetë tuaja, por bëni kujdes me paratë.
Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Nga ana sentimentale, duket se jeni të qetë por emocionet e forta nuk do të jenë pranë jush deri të dielën. Në punë, përpiquni të vlerësoni propozimet e reja sepse është momenti i duhur për të ecur përpara!
Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
Mundohuni të largoni problemet, mos u fiksoni tani. Në punë, mos merrni vendime të nxituara dhe ruani qetësinë.
Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Dielli dhe Hëna janë në kundërshtim, ndaj jeni pak të nevrikosur me partnerin/partneren. Në punë keni shumë angazhime, mos u hutoni!
Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Do të keni takime të reja por në fund bëni kujdes sepse do të ngrihen shumë dyshime në kokën tuaj. Në punë, përpiquni të mos nxitoheni. Mos kini frikë, gjysma e dytë e marsit do të jetë më e mirë.
Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Hëna është në anën tuaj në dashuri, por përpiquni të mos jeni aq kritik. Në punë, përpiquni të lëvizni me qetësi dhe kushtojini vëmendje problemeve financiare.
Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Në dashuri është një periudhë me konflikte, më mirë të mos merrni vendime. Në punë e doni lirinë, por të mërkuren jeni pak të nevrikosur.
Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Dielli, Hëna dhe Jupiteri janë me ju, bëhuni gati për disa emocione të bukura. Në punë, përpiquni të zgjidhni një problem dhe bëjeni sa më shpejt. Idetë nuk ju mungojnë!
Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Mërkuri është në anën tuaj dhe në dashuri do të përjetoni ndjenja ndryshe. Në punë përpiquni të mos udhëhiqeni vetëm nga instinkti.
Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Në planet e tuaja mund të jetë një martesë, një bashkëjetesë. Në punë, do të bëni zgjedhje të rëndësishme për të ardhmen!