News That Matters

Horoskopi Ditor

Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Në dashuri, do të keni një pasdite shumë të këndshme. Mos i nënvlerësoni propozimet e reja, por fillimisht duhet të shlyeni borxhet e kaluara.

Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Ka diçka që nuk shkon me dashurinë. Mos harroni se gjendja jote mund të bëjë ndryshim, kështu që shmangni ankesat. Edhe në punë bëni kujdes pasi ka një situatë konflikti të vazhdueshme.

Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Ju nuk jeni në humor për të dhënë dashuri të mërkuren. Edhe në punë nuk jepni maksimumin tuaj, mund të jetë faji i Hënës së kundërt që nuk të lë të përqendrohesh.

Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Mëngjesi është interesant. Nëse keni pasur probleme është më mirë të përpiqeni t’i zgjidhni ato.

Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
Në dashuri, do të jeni të paqartë në mëngjes por më vonë do të ndiheni më mirë. Kushtojini vëmendje partnerit/partneres, sidomos nëse i përket shenjës së Ujorit dhe Demit. Në punë ndiheni të shqetësuar, sikur prisni një përgjigje.

Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Në dashuri do të jeni paksa të tërhequr të mërkuren, edhe nëse nuk është asgjë serioze. Bëni kujdes nga Shigjetari dhe Binjakët. Për ata që kanë qëndruar në vend pune për një kohë të gjatë, ka diçka që nuk ju pëlqen dhe keni në mendje të prishni kontratën.

Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Në dashuri, pasditja është më e mirë se mëngjesi. Ka njëfarë nervozizmi nëse po shijoni një lidhje dashurie që nuk ka ekuilibër. Në punë përpiquni të shmangni ankthin dhe lërini gjërat t’ju rrëshqasin.

Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Në dashuri, ditët në vijim duken interesante. Do të keni përfitime në punë, sidomos nëse keni të bëni me shoqatat dhe kompanitë.

Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Gjatë pasdites, Hëna do të hyjë në shenjën tuaj dhe do të shijoni mbrëmjen. Në punë bëni mirë të shqyrtoni situatat, por bëni kujdes të mos shpenzoni energji për atë që nuk ia vlen.

Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Falë ndikimit të Hënës, do të keni lajme pozitive që në mëngjes. Në punë shumë persona do ju drejtohen për të zgjidhur një problem pasi keni shumë energji.

Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Në dashuri, në mëngjes do të ndiheni të lodhur por pasdite do ju vijnë energjitë. Muaji përfundon me Hënën në shenjën tuaj. Punët e reja janë të preferuarat tuaja dhe ndiheni gati për të vijuar me arritjet pasi sapo keni mbyllur një bashkëpunim.

Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Në dashuri këto janë ditë interesante dhe rikuperimi. Hëna është në shenjën tuaj dhe ju ndihmon në një rikuperim psikofizik. Në punë keni ide të mira, mos u dekurajoni.

div.meta-author { display:none; }