
E Shtunë 15 Janar 2022
Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Në dashuri, mëngjesi do të jetë më i mirë se pasditja, por përpiquni të mos lodheni. Në punë, jeni mjaft të acaruar dhe do të dëshironit më shumë garanci për vazhdimësinë tuaj në pozicionin që keni.
Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Bëni kujes në romancën tuaj sepse mund t’ju jenë futur këmbët në një këpucë. Ndërsa në punë, keni shumë gjëra për të bërë, por fokusohuni te organizimi!
Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Në dashuri, dita do të jetë e bukur sepse Hëna është në shenjën tuaj. Në punë, kushtojini vëmendje shpenzimeve. Nëse nuk ia dolni dot, mund t’u bëni një kërkesë ekonomike kontakteve tuaja.
Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Falë ndikimit të Hënës, do t’i jepet drita jeshile një romance të re dashurie apo kthimit të emocioneve të forta. Në punë, keni një axhendë të plotë, ndaj përpiquni të shkëputeni sado pak.
Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
Do të jetë ditë interesante për ndjenjat, por bëni kujdes me persona të shenjës së Shigjetarit dhe Ujorit. Në punë, mos e humbni energjinë, idetë tuaja do të triumfojnë.
Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Falë ndikimit të Afërditës, do të lindin emocioneve të bukura, ndaj përfitoni nga ky moment magjik. Nga ana tjetër në punë, nëse duhet të bëjë zgjedhje rreth një propozimi, ka ardhur koha të veproni.
Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Në dashuri, sidomos në orët e fundit të ditës, përpiquni të mos krijoni polemika të panevojshme. Në punë, do gjë mund të nisë nga e para, por bëni kujdes me Dashin dhe Gaforren.
Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Falë ndikimit të Hënës, është rritur sharmi juaj. Nga këndvështrimi i punës, mos kini asnjë shqetësim dhe nëse ka diçka që nuk shkon, vijoni të punoni për të arritur synimet tuaja.
Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Në dashuri, pasditja është më e mirë se mëngjesi. Në fund, gjithçka do të shkojë ashtu siç duhet. Në punë, filloni të gjykoni me kujdes sepse do t’ju duhet të bëni një zgjedhje të rëndësishme deri në fund të prillit.
Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Në dashuri, bëni kujdes nga keqkuptimet e vogla. Nga ana tjetër, mund të merrni konfirmime për disa çështje në punë, por mos u nxitoni.
Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Aspekti i mirë i Hënës favorizon çiftet. Nga ana tjetër, nëse keni çështje të lëna pezull, gjatë javëve të ardhshme, ato do të zgjidhen.
Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Më në fund do të vijë një ditë e këndshme për ju dhe ndjenjat tuaja, ndaj shfrytëzojeni në maksimum. Edhe në punë bëhuni gati të merrni lajme të mira.