
Dashi
të kaloni çaste intime gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift dhe kënaqësitë do të jenë të njëpasnjëshme. Në planin financiar mos ndiqni gjithmonë instinktin sepse ka rrezik të përballeni me vështirësi të mëdha më vonë.
Demi
Është një ditë shumë e favorizuar kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do mundoheni të plotësoni dëshirat e njëri-tjetrit në mënyrë që të ndiheni sa më mirë. Financat do t’i menaxhoni me shumë maturi dhe nuk do të përballeni me probleme.
Binjakët
Sot aktiviteti yjor në qiellin tuaj do të jetë shumë intensiv, duke bërë që edhe dita juaj të jetë shumë e ngjeshur, si në aspektin e punës ashtu edhe në atë sentimental.
Gaforrja
Që në fillim pritet që dita sotme pritet të jetë mjaft intensive, si pasojë e rritjes së ndikimit të Saturnit. Megjithatë, Mërkuri dhe Marsi mund të sjellin kontraste që mund të shkaktojnë pengesa.
Luani
Do të jetë një ditë e zakonshme kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Ndërsa në planin financiar nuk duhet të abuzoni me shpenzimet sepse gjendja mund të përkeqësohet menjëherë.
Virgjëresha
Klima në jetën tuaj në çift do të jetë mjaft e ngrohtë gjatë kësaj dite. Do të ndiheni më të dashuruar se kurrë. Ndërsa me financat do të tregoheni më të arsyeshëm dhe nuk do të keni probleme.
Peshorja- Një ditë me dy pamje pritet të jetë kjo e sotmja për shumë nga ju që i përkisni kësaj shenje. Një pjesë e parë e ditës ku mezi do të lëvizni, ndërsa në pjesën e dytë bëheni të papërmbajtshëm.
Akrepi
Saturni dhe Afërdita në orbitë sot janë aleatët tuaj, ku veçanërisht planeti i dashurisë do të stimulojë krijueshmërinë dhe fantazinë tuaj. Kujdes, nuk duhet të nxitoheni në përgjigje.
Shigjetari
Problemet që mund të hasni mund të jenë disa, por nuk janë aq të komplikuara. Por kohët e fundit keni një prirje për të hiperbolizuar edhe gjërat më të parëndësishme.
Bricjapi
Me kalimin e ditëve do të kthjellohet edhe qielli juaj, pas zymtësive të ditëve të shkuara. Do të jetë planeti i Jupiterit ai që do t’iu rikthejë shkëlqimin.
Ujori
Do të jetë një ditë e bekuar për ata që janë në një lidhje. Gjithçka do të ecë për mrekulli. Ndërsa në planin financiar duhet të jeni më të kujdesshëm për çdo veprim që do të ndërmerrni.
Peshqit
Kuadri yjor është shumë pozitiv, por nuk duhet t’ia lini gjithçka yjeve e aq më pak rastësisë për të zgjidhur problemet tuaja. Sidomos në planin sentimental, ku situatat mund të precipitojë.