News That Matters

Horoskopi ditor, 24 Shkurt 2022

Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill

Falë ndikimit të Hënës, të enjten do të keni ide të qarta në kokë. Edhe në punë do të përfitoni sepse do të dyfishohet edhe kreativiteti juaj në zgjidhjen e problemeve.

Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj

Nëse ka pasur ndonjë krizë në çift, në këto ditë do të keni kohë për t’u rikuperuar. Në punë rruga është plot me mundësi, por mos u nxitoni për të marrë një vendim.

Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor

Edhe të enjten do ta keni Hënën në kundërshtim pasi dita mund t’ju lodhë shumë. Në punë do të jeni shumë më mirë se ditët e tjera.

Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik

Kjo është një ditë e mirë, me ndjesi dhe emocione të reja, shfrytëzojeni sa më shumë. Pavarësisht ndjenjës së mirë, bëni kujdes të mos rrezikoni një kërkesë në punë.

Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht

Nga e enjtja deri të premte do të keni një Hënë të favorshme dhe do të jeni në gjendje të rikuperoni disa cështje që i keni lënë pas. Në punë do jetë një ditë më pak e turbullt se ditët e kaluara.

Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator

Hëna nuk është aspak e favorshme në këtë periudhë, ndaj kushtojini vëmendje tensioneve në çift. Ata që kanë qenë të fokusuar në punë, do të shohin ngadalë që do të rrethoheni sërish nga gjërat e mira.

Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor

Nëse keni pasur debate në cift, situata do të përmirësoni por përpiquni të mbani larg historitë e vjetra. Në punë, përfitoni nga kjo kohë për të bërë gjëra të reja ose për të eksperimentuar me qasje të tjera.

Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor

Fundi i këtij muaji duket emocionues për ju, sidomos nëse po prisni një takim të ri. Ata që merren me punë krijuese, mund të kenë diçka shtesë.

Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor

Kjo është një situatë e favorshme për juve sepse Hëna është në shenjën tuaj. Edhe në punë bëhuni gati që të vijnë lajme të mira.

Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar

Të enjten tregohuni të qartë me partnerin, është koha e duhur për t’i dhënë fund mosmarrëveshjeve. Edhe një detyrë pune e lindur së fundmi mund të jetë e duhura për ju.

Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt

Të enjten është dita për të folur për ndjenjat, por bëni kujdes nga persona që i përkasin shenjës së Akrepit dhe Demit.

Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars

Ndikimi i Hënës mund të krijojë shqetësime të ndryshme në orët e ardhshme. Mundohuni të shmangni konfliktet në punë, shtyni zgjedhjet tuaja për më vonë.

div.meta-author { display:none; }