News That Matters

Horoskopi Ditor

Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill

Këtë javë, do të ketë takime që karakterizohen nga një përfshirje e fortë emocionale. Ka edhe mundësi të mira në horizont për personat që janë pa punë ose kanë biznesin e tyre.

Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj

Sigurisht që nuk është muaji në të cilin do të gjeni dashuri të madhe, por mos u dekurajoni. Mund ta kompensoni me punë, e cila do të shkojë shumë mirë.

Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor

Përfitoni nga kjo ditë për t’i dhënë drejtim lidhjeve që ju interesojnë vërtetë. Ka pasiguri në punë, të cilat do të zhduken duke filluar nga java e ardhshme.

Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik

Të martën nuk do të jeni në humor, më mirë të shtyni diskutimet për një moment tjetër. Në jetën tuaj profesionale do të keni propozime joshëse.

Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht

Dashuritë e reja mund të fshehin surpriza të rëndësishme, ju lutem harroni historitë e vjetra. Çështjet e biznesit do të jenë në plan të parë në jetën tuaj.

Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator

Pas dy ditësh jo shumë të lehta, këtë mbrëmje do të jeni në humor të mirë nga pikëpamja emocionale dhe sentimentale. Kohët e fundit ka pasur disa suksese.

Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor

Të martën nuk jeni shumë në humor, gjë që mund të lidhet me lodhjen. Nuk keni dëshirë të bëni asgjë, por mos i shtyni veprimet për një moment tjetër.

Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor

Nëse keni në krah njerëz të dashur, mund të ketë të papritura. Flisni pak në punë dhe bëni punë të dyfishtë.

Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor

Në dashuri, më në fund fati do të jetë në anën tuaj. Të martën do e keni të lehtë të gjeni cila është puna e duhur.

Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar

Mos u dekurajoni, mund të përballeni me momente jo të mira gjatë ditës. Në punë nuk po shkojnë gjërat sic duhet.

Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt

Ka pak tension në dashuri, ndoshta ju duhet të qëndroni vetëm për ca kohë.

Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars

Jeni tepër argëtuese, është koha e duhur për një lidhje. Puna do të përmirësohet në javët në vijim.

div.meta-author { display:none; }