
E Enjte 31 Mars 2022
Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Në dashuri, Hëna është gati të hyjë në shenjën tuaj. Në vendin e punës, situata është interesante. Takimet janë premtuese dhe mund të ketë lajme, ndoshta edhe ndryshime.
Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Të enjten është dita e përsosur për të folur hapur me ata që kanë ndjenja të njëjta me ju. Në punë më në fund do të merreni me gjëra të mëdha ashtu siç keni dëshiruar gjithmonë.
Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Dita do të nisë shumë mirë, sidomos për çiftet e reja. Në punë situata nuk është në gjendjen e saj më të mirë, por kini durim sepse fillimi i muajit do të jetë me surpriza.
Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Falë ndikimit të Hënës, do kaloni momente emocionuese. Në punë mund të keni një ide të papritur për të zgjidhur një problem. Një marrëveshje do të duhet të rishikohet.
Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
Përfitoni nga pasditje për njohje të reja që mund t’ju sjellin një histori të re dashurie. Ndërkohë duhet të nisni tani një projekt të rëndësishëm. Keni nevojë për ndryshime dhe risi të mëdha.
Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Mëngjesi nuk do jetë aq i mirë, por pasdite do të ndiheni më të lumtur. Në punë, mund të bëni plane, por kujdes nga investimet dhe nëse keni ide që kërkojnë shumë kosto, mbajini nën kontroll dhe mos rrezikoni.
Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Duhet të shkëputeni nga e shkuara që nuk ju bën të lumtur. Në punë mos hezitoni, duhet ta bëni të qartë se çfarë dëshironi.
Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Mund të ketë konflikte në dashuri, bëni kujdes me fjalët. Në punë mund të ketë komplikime, por mund të kapërcehen. Kini durim në marrëdhëniet me të tjerët.
Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Në dashuri, lini të kaluarën dhe mos e ktheni kokën pas. Në punë mund të ketë një rënie nëse keni një punë që varet nga kontratat.
Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Në dashuri ndiheni pak të shqetësuar sepse do të keni diskutime. Në punë qëndroni larg provokimeve.
Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Në dashuri mund të keni njohje të reja. Kjo është dita kur ndiheni gati për ndryshime edhe në punë, ndaj reflektoni siç duhet.
Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Të enjten është një ditë e mirë, veçanërisht në dashuri. Premtimet janë shumë të rëndësishme. Në punë, situata është premtuese falë ndikimit të Jupiterit, por ju duhet të lini në të kaluarën gjithçka që nuk ka dhënë rezultate të mira.