News That Matters

Haxhiu për vetingun: Prej sot Kosova ka filluar një epokë të re

18/06/2022. 14:39

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një konferencë për medie, foli për procesin e vetingut në sistemin e drejtësisë.

Ajo tha se dje në Komisionin e Venecias, është mbështetur ky proces si dhe themelimi i byrosë shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

“Kemi marrë dritën e gjelbër për të filluar me procesin e vetingut dhe për të formalizuar punën e byrosë shtetërore për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme”, ka thënë Haxhiu.

Haxhiu tha se me procesin e vetingut, prej sot Kosova ka hyrë në një epokë të re.

“Prej sot Republika e Kosovës e fillon një epokë të re, së pari në marrëdhëniet me një trupë të këshillit të Evropës siç është komisioni i Venecias, pra një mekanizëm i fuqishëm për drejtësinë e demokracinë, dhe së dyti Kosova ndërmerr me vullnet të saj, një proces që ka për qëllim kontrollin e vetvetes për të mbërritur te drejtësia, dhe së treti sepse qeveria e shtetit të ri, që sapo ka aplikuar për në Këshill të Evropës, është e gatshme të krijojë kushtet, që të hapet rruga për një luftë të përhershme me kkundër krimit të organizuar”, ka shtuar ajo.

Ajo tha se do të ketë veting të plotë, duke filluar nga krerët e institucioneve të drejtësisë dhe se janë të gatshëm të bashkëpunojnë me Këshillin Gjyqësor, Prokurorial e opozitën, në mënyrë që këto reforma të realizohen.

“Vetting do të ketë dhe atë të plotë dhe siç duhet, duke filluar nga krerët e institucioneve të drejtësisë. Do të jemi të gatshëm të bashkëpunojmë edhe me Këshillin Gjyqësor edhe me Këshillin Prokurorial të Kosovës, me partnerët ndërkombëtarë dhe partitë opozitare që këto reforma të jetësohen”, ka vazhduar ajo.

div.meta-author { display:none; }