News That Matters

Haradinaj: Në jetë kam njohur shumë burra të mëdhenj, por jo si Muja

14/12/2021 16:19

Ish-luftëtari i UÇK-së Daut Haradinaj ka përkujtuar bashkëluftëtarin e tij Mujë Krasniqi në 23 vjetorin e rënies heroike të tij dhe 41 ushtarëve në kufirin shqiptaro-shqiptar.

Haradinaj tha se në jetë ka njohur shumë burra të mëdhenj, por asnjë si Mujë Krasniqi.

Ai tha se Muja me shokë ranë heroikisht për ta bërë realitet ëndrrën shekullore për liri dhe pavarësi.

“Në mëngjesin e 14 dhjetorit 1998, Muja me ushtarët e lirisë po vinin nga Shqipëria për t’i sjellë bashkëluftëtarëve armatim kundër armikut. Ky rrugëtim, ishte i fundit për Mujën dhe shumë bashkëluftëtarë të tjerë. Muja me shokë ranë heroikisht, për ta bërë realitet ëndrrën shekullore për liri e pavarësi. Shumë vite kemi rrugëtuar bashkë me të, shumë kujtime kam për Mujën. Të gjallët që e njohën e kanë për nder dhe për obligim që vlerat e tij njerëzore t’i lartësojnë gjithmonë. Gjithmonë në zemrat tona, Hero!”.

div.meta-author { display:none; }