
11/08/2022. 18:04
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë sot homazhe në Gllogjan e Irzniq të Deçanit, për të rënët në ofensivën e gushtit të vitit 1998.
Pas homazheve është mirëpritur në familjen Dacaj në Irzniq.
Me këtë rast Haradinaj ka ndarë medalje “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për Rexhep Dacin dhe Metë Sadri Mushkolaj postmortem për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm për çështjen kombëtare.