News That Matters

Haradinaj i shkruan një letër Kurtit, ka tri kërkesa për targat dhe sigurinë

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka prezantuar një letër e cila për adresë ka kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Haradinaj ka deklaruar para mediave se përmes kësaj letre ka tri kërkesa për Kurtin, e që një ndër to është zbatimi i kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shtyrjen e vendimit për targat.

“Ju kam drejtu me një letër kryeministrit Kurti, i kam kërku që me urgjencë ta zbatojë kërkesën e Amerikës për shtyerjen zbatimit të vendimit për targat ilegale në afatin e kërkuar dhe të ndërpriten të gjitha veprimet për zbatimin e vendimit në fjalë”- ka thënë Haradinaj.

Si kërkesë të dytë, ai tha se ka kërkuar nga kreu i ekzekutivit të mos ndërmerr veprime që rrezikojnë sigurinë e vendit.

“I kërkoj kryetarit të Qeverisë me këtë letër që deri në marrrëveshjen finale mos të ndërmerr asnjë veprim që e rrezikon sigurinë e vendit në cilëndo pjesë të tij, pa koordinim në plotëni me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”- tha Haradinaj.

Ndërkaq në kërkesën e tretë, Haradinaj tha se i është drejtuar Kurtit duke i thënë të jetë në kontakt me këshilltarin nacional për siguri të presidentit amerikan, Joe Biden.

“Po ashtu i kam kërkuar kryeministrit që të jetë në kontakt me këshilltarin nacional për siguri të presidentit Biden, Jake Sullivan për të qartësuar dhe saktësu veprimet që shtensionojnë situatën aktuale të sigurisë në rajon deri në marrëveshjen fianle mes Kosovës dhe Serbisë për njohjen reciproke”- u shpreh Haradinaj.

Javën e kaluar, Qeveria e Kosovës mori një vendim me të cilin përfshiu një periudhë prej 5 muajsh deri në kohën kur vendosja e tabelave me RSK për veturat që qarkullojnë me targa ilegale do të bëhet e obligueshme.

Fillimisht qeveria vendosi që për 21 ditë të bëhej qortimi i qytetarëve të cilët posedonin vetura me targa ilegale, pas kësaj mase për dy muaj të tjerë do të ketë gjobitje, e më pas targa provuese.

Në fletë-qortimet që do tu shqiptohen qytetarëve me tabela ilegale përmendet edhe fakti se të njëjtit udhëzohen që t’i regjistrojnë veturat e tyre në qendrat e regjistrimit të automjeteve.

Masat e fundit të marra në mbledhjen e qeverisë javën e kaluar Kryeministri Albin Kurti i quajti “seriozitet të qeverisë për të zbatuar vendimin”, por edhe pas “ndjeshmërisë së shtuar ndërkombëtare për paqen dhe sigurinë”.

Që nga dita e sotme deri më 21 nëntor zyrtarët policor do të qortojnë pronarët e automjeteve me targa ‘PR’, ‘KM’, ‘PZ’, ‘GL’, ‘UR’, ‘PE’, ‘DA’ që të regjistrojnë veturat e tyre me RKS

div.meta-author { display:none; }