
15/03/2022. 16:10
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se kryeministri Albin Kurti është dashur të hynte në burg, për shkak se nuk ndërmorri asnjë veprim për të tejkaluar krizën e rritjes së çmimeve.
Haradinaj u shpreh para deputetëve, se Albin Kurti me stafin e qeverisë, u befasuan me çmimet në rritje, ndaj për t’u mbuluar nisi aksion për t’i ‘’çuar do në burg’’.
”Merreni më mend, ju jeni befasu se ju kanë rritet çmimet në vendin e juaj. E keni gjet litrin e vajit 3.49 në shtetin ku udhëheq ti. E pastaj me e mbulu atë marre, je ka i ndjek do, me i çu në burg. Besomëni para se me i ndjek ata është dashtë me hy në burg kryeministri, se asnjë veprim se ke marrë me tejkalu këtë krizë”.