News That Matters

Haradinaj e uron Begajn për zgjedhjen president: Ju premtoj bashkëpunim vëllazëror

24/07/2022. 20:55

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka uruar presidentin e ri të Shqipërisë, Bajram Begaj, për marrjen e postit.

Haradinaj i uroi mbarësi Begajt në funksionet e presidentit të Shqipërisë.

“Ju premtoj bashkëpunim vëllazëror në çdo kohë dhe rrethanë”, shkroi Haradinaj.

Kujtojmë se Begaj u zgjodh president më 6 qershor, teksa gjatë fjalës së tij sot në Kuvendin e Shqipërisë, nuk e përmendi asnjëherë Kosovën.

div.meta-author { display:none; }