News That Matters

Hapet zyrtarisht llogaria bankare për Fondin e Sigurisë së Kosovës

02/03/2022 12:38
Ministria e Financave ka njoftuar se ka hapur llogarinë bankare për pranimin e fondeve që do të dedikohen për siguri, në kuadër të Fondit të Sigurisë, shkruan Gazeta Express.
Ky link sipas MF-së do të jetë funksional nga sot.
Njoftimi i plotë:
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se Thesari i Kosovës ka hapur një llogari zyrtare bankare për pranimin e fondeve të cilat dedikohen për siguri – Fondi i Sigurisë.🛡 🪖
Përmes këtij Fondi mundësohet pranimi i donacioneve të mërgatës sonë, si dhe çdo qytetari që është i interesuar të kontribuoj.

div.meta-author { display:none; }