
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka hapur konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve master, për vitin akademik 2021-22.
Në njoftimin e bërë për media thuhet se, në këtë vit akademik, UP-ja do të regjistrojë 2228 studentë në programet studimore të 14 njësive akademike.
Kushtet e përbashkëta të konkursit, mënyrën e përzgjedhjes, afatet dhe dokumentacionin e nevojshëm për aplikim mund t’i gjeni duke klikuar në këtë link:https://www.uni-pr.edu/desk/inc/media/84BC8E3B-CC34-4641-B3C2-4D8A22F36BF5.pdf
Aplikimi nis që sot dhe do të jetë i hapur deri më 6 tetor 2021, në orën 15:00