News That Matters

Halili:”Futbolli nuk është vetëm lumturi, por është mënyrë e jetës për z.Ajet Shoshollin”

04/02/2022 23:04
Shkruan-Enver Halili

Futbolli nuk është vetëm lumturi, por është mënyrë e jetës për z.Ajet Shoshollin,
I lindur e rritur në qytetin e futbollit në Mitrovicë, në vitin 1945, zoti Shosholli, kur bëri moshën e futbollit u drejtua kah rruga e tij jetsorë karriera futbollistike, duke nisur hapat e parē në Pioner të KF “ Trepça” – nga Mitrovica vitin 1957 , ku i shkeli gjitha grupmoshat deri tek përbērja e parë e Seniorëve të gjigandit futbollistik atëbotë nē ish shtetin artificial YU.
Mbaroi Shkollën e Lartë Pedagogjike -Edukatë Fizike në Prishtinë.
Kjo dëshmon se nëse e dini ka rrugëtoni askush nuk mund të ju ndaloj hapërimin tuaj , sepse fuqia e vullnetit tuaj nuk mund të ju del para aspiratave tua z.Ajeti !
Vitet 1962-63 si 18 vjeçar ftohet në Perzgjedhjen e Kosovës për Junior, ku ishe në përbërje me ikonat e futbollit shqiptarë siç janë ; z.Luan Prekazi, z.Rexhep Xhaka, e Burim Hatipi, pastaj vitin 1967 ishte përfaqësues i përzgjedhjes Kosovës për U-21 ,Juniore përzgjedhës ishte prof Arsim Fehmiu.
Pas inkuadrimit të KF “ Trepça” në Ligën Elitare Federative të ish shtetit YU, ju e nuhatët situatën politike si një vizionar kohe se nuk do të mund të jeni në përbërje tē parë, jo shkaku i vlerave tua, por shkaku se mungonte kushtetuta e vitit 1974, largohet nga ëndrrat e tij por jo edhe nga qyteti , kalon nē KF “Remonti”
Pastaj pas dy vite braktisi futbollin aktiv siç për shkaqe objektive, dhe i kthehet strategjisë futbollistike që ishin mungesē trajnerat shqiptarë.
Mbaroi Shkollën e Lartë për Trajner Futbolli në Beograd, pastaj nivelin “A” profi në Tiranë vitin 2004.
Çdo gjë është e mundur , për tu realizuar e pamundura, vetëm duhej pakë kohë, e ti e kishe z.Shisholli.
Pra “ Deti i qetë kurrë nuk ktijoi marinarë të mirë” edhe pse nuk kishim deti afër ti u bëre marinar i fuwishëm futbolli !
Trajnove skuadra me renome e vlera duke filluar nga KF Rudniku, pastaj KF Kosova nga Vushtrria, njëherë ndihmës te shtëpia jote KF Trepça” pastaj u bëre shqiptari i parë që e udhëheqe KF Trepçën në Finalen e Madhe të Kupës të shtetit YU në Marakanën e qytetit të shtetit artificial në Beograd , kto ishin luftra kohë z.Shosholli , me përmbysje e cilësi artistike futbollistike ti detyroni 50 mij veta të ju shikojnē me admirimin ma të madh për një sukses të madh, pësove disfatë , por ajo nuk ishte disfatë, ishte disfatë e mbështjellur me krenari e cilësi dëshmimi.
Gjithashtu ishe trajneri i parë shqiptarë që udhëheqe edhe KF Prishtinën në Eliten e Futbollit YU , per nga cilesia atëbotë Liga e Treté në Europ !
Ku gjithashtu po në atë Marakanë pas një kohe me KF “Prishtina “u kthyet të pamposhtur nga klubi i futbollit KF “ C.Zvezda” me rezultat të bardhë 0:0.
Gjithnjë je mbështetur që nuk mjafton të jesh ai që je, po gjithnjë je bërē edhe ma i mirë , e ma i sukseshëm.
Historia e futbollit nuk regjistron lojra të bukura, por fletë për kampiona.
Thjesht ke dëshmuar se nuk ka qëllim tē madh pa mund të madh, dhe se në futboll gjithçka është e mundur !
Imkuadrove KF “ Vllaznimin” nē Ligën e Dytë Federative,
Inkuadrove KF “ Shkëndijen” nga Tetova , si klub i parë shqiptarë në Ligën e Parë të Maqedonisë Veriore .
Ishe perzedhësi i parë i Kombëtarës Kosovës pas Pavarsimit Futbollit (1999-2001)
Udhëheqës i Përzgjedhjes Kosovës më 05.04.1992 në Tetovë.
Ti mik gjithnjë ke njohur vetvetën, dhe nuk ke pasur nevojë të jesh dikush tjetër, kurrë se ke luajtur lojën që tē kanē thënë të tjerët sepse ke ditur ta ndryshosh lojën.
Mase e ke ditur se fiton ai që ka më së shumti besim, në qëllimet e tua,
Je një inovator i sukseseve historike personale e ekipore, sepse ju ke përballur me suksese stihive të kohës,
Nga puna jote shumë talentë kanë nxjerrur talentin në pah, e sukseset e tyre kanë mbushur librat e historisë futbollit tonë.
Ju jeni shumë më shumë se lavdatat e huaja e kritikat e tyre, më shumë se vlersimet e tyre, ju jeni unikati me plot vlera që keni dhuruar.
Veprat e sukseset e tua do jetojnë më gjatë se koha e tyre.
Për frytat e tu të punës do të shfletohen e lexohen në librat e futbollit mik i nderuar doajen e ikonë e trajnerave z.Ajet Shosholli” !
(04.02.22/20;45 )

div.meta-author { display:none; }