News That Matters

“Guxo” aplikon për t’u regjistruar si subjekt politik në KQZ

14/02/2022 14:07

Lista Guxo ka aplikuar për t’u regjistruar si subjekt politik në Komisionin Qendror Zgjedhor me drejtimin e Donika Gërvallës, deri në mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor.

Gërvalla ka thënë se “Guxo” është një formacion i ri politik, i cili u shfaq para një viti me ballafaqime dhe sfida të mëdha që sipas saj patën një sukses të jashtëzakonshëm.

“Ne kemi një program i cili ka një demokraci të brendshme dhe të theksuar të cilin e kemi krijuar pas një dialogu me anëtarësinë tonë”,ka thënë Gërvalla, njofton Klankosova.tv.

Në këto zgjedhje parlamentare, Lista Guxo garoi me 14 deputetë me listën e Vetëvendosjes, ndërsa në zgjedhjet lokale të fundit garoi vetëm në komunën e Dragashit, po ashtu në kuadër të listës së Vetëvendosjes.

div.meta-author { display:none; }