News That Matters

Gruaja që zbuloi se nga përbëhet gjithësia

04/06/2022. 10:27
Që nga vdekja e saj në vitin 1979, gruaja që zbuloi se nga përbëhet gjithësia, nuk ka marrë më shumë se një pllakë përkujtimore. Nekrologjitë e saj në gazeta nuk përmendin zbulimin e saj më të madh. […] Çdo nxënës i shkollës së mesme e di se Isak Njutoni zbuloi gravitetin, që Çarls Darvini zbuloi evolucionin dhe se Albert Ajnshtajni zbuloi relativitetin e kohës. Por kur bëhet fjalë për përbërjen e gjithësisë tonë, tekstet thjesht thonë se atomi më i kudondodhur në gjithësi është hidrogjeni. Dhe askush nuk e pyet veten nga e dimë ne këtë gjë. Jeremy Knowles, duke diskutuar mungesën e plotë të njohjes të Cecilia Payne, për zbulimin e saj revolucionar.
Oh, më lejoni t’ju tregoj për Cecilia Payne. Nëna e Cecilia Payne refuzoi të shpenzonte para për arsimin e saj në kolegj, kështu që fitoi një bursë për në Kembrixh. Cecilia Payne përfundoi studimet e saj, por Kembrixhi nuk donte t’i lëshonte diplomë sepse ishte femër, kështu që ajo nuk pyeti fare u shpërngul për në Shtetet e Bashkuara për të punuar në Harvard. Cecilia Payne ishte njeriu i parë që përftoi doktoraturë në astronomi nga Kolegji Radcliffe, me atë që Otto Strauve e quajti “teza e doktoraturës më e shkëlqyer e shkruar ndonjëherë në astronomi”. Jo vetëm që Cecilia Payne zbuloi se nga çfarë përbëhet gjithësia, por ajo gjithashtu zbuloi se nga përbëhet dielli (Henry Norris Russell, një kolegu astronom, zakonisht i jepet merita për zbulimin se përbërja e diellit është e ndryshme nga ajo e Tokës, por ai erdhi në përfundimet e tij katër vjet pas Payne, pasi i tha asaj të mos e botonte. Cecilia Payne është arsyeja që ne dimë në thelb gjithçka rreth yjeve të ndryshueshëm (yje, shkëlqimi i të cilëve, siç shihet nga toka, luhatet). Fjalë për fjalë çdo studim tjetër mbi yjet e ndryshueshëm bazohet në punën e saj. Cecilia Payne ishte gruaja e parë që u gradua profesoreshë me kohë të plotë nga brenda Harvardit, dhe shpesh vlerësohet me thyerjen e tavanit të qelqtë për femrat në departamentin e shkencës dhe astronomisë në Harvard, si dhe për frymëzimin e brezave të tërë të femrave për t’u marrë me shkencën. Cecilia Payne është e mrekullueshme dhe të gjithë duhet ta njohin atë.

div.meta-author { display:none; }