
15/10/2021 22:00
Sot, pa paralajmërim dhe pa u shpallur konkursi paraprak, bordi i ndërmarrjes “Trepça” ka shkarkuar ushtruesin e detyrës së kryeshefit, Rafet Ibishin.
Këtë për “Radio-Ylberi” e ka konfirmuar vet Ibishi. “Po, është e vërtetë, bordi më ka shkarkuar”, tha ai.

Sipas Ibishit, arsyeja e shkarkimit është se ai si u.d kryeshef në këtë ndërmarrje, ka refuzuar të nënshkruaj një memorandum mes “Trepçës” dhe Doganës së Kosovës për vendosjen e terminalit doganor në hapësirat e kësaj ndërmarrjeje, shkruan “Radio-Ylberi”
Gjithashtu, minatorët nuk janë dakord me këtë vendim, ata kanë vendosur të hyjnë në grevë për të kundërshtuar këtë vendim.
Dhe sipas tyre ata janë të vendosur ta vazhdojnë grevën edhe në ndrrimet tjera,dhe arseyja e grevës është vetëm një kërkesë.
“Ne kemi vetëm një kërkesë, dhe ajo është që bordi të vijë dhe të na tregoj arsyet e shkarkimit. Pasi ne ishim në kohën më të mirë të ndërmarrjes dhe brenda 5 mujorit të parë “Trepça” ka pasur dyfishim të hyrave në krahasim me vitin e kaluar.” shtuan disa nga minatorët.
Ndërsa, Ibishi u zëvendësua nga Enis Abdurrahmani, i cili paraprakisht mbante pozitën e thjeshtë të zyrtarit në departamentin e kontrollit.