News That Matters

Greqia kundër çdo ndryshimi të kufijve në Ballkanin Perëndimor

31/05/2022. 19:16

Greqia është kundër çdo prekjeje të kufijve në Ballkanin Perëndimor.

Këtë e ka thënë kryediplomati grek, Nikos Dendias, gjatë një takimi që ka pasur me homologen boshnjake, Bisera Turkoviq.

Dendias ka thënë se vendi i tij mbështet integritetin territorial dhe sovranitetin e Bosnjës e Hercegovinës dhe që angazhohet për stabilitetin dhe sigurinë në Ballkan.

“Të gjithë partnerët në Ballkanin Perëndimor duhet të luftojnë për ndikimet negative dhe t’i mbrojnë vlerat evropiane”, ka thënë ai në Sarajevë.

div.meta-author { display:none; }