
16/10/2021 18:18
Ish-Emisari Special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka kritikuar shefin e UNMIK-ut për joefektivitet.
Grenell ka shkruar se misioni i UNMIK-ut, është një shpenzim i humbur i taksave amerikane.
“Shefi i UNMIK-ut fajson për komunikim të dobët BE-në, Presidenten e Komisionit Evropian, von Der Leyen dhe NATO-n për dhunën e ditëve të fundit. Por ai është që është joefektiv dhe i ngadalshëm. UNMIK-u është shpenzim i humbur i dollarëve të taksave amerikane dhe ai duhet drastikisht të riformohet ose të përmbyllet”, ka shkruar Grenell.