
08/03/2022 16:20
Gratë e Mitrovicës, sot në ditën e tyre, në vend të festës, kanë zgjedhur protestën.
Aktiviste, politikane e gra me pozita të rëndësishme në institucione kanë protestuar sot për të drejtat e tyre.
Ato kanë bërë thirrje që të vendoset drejtësi për gratë e vrara.
Ky marshim më 8 Mars u mbajt për një të ardhme më të mirë të grave në shoqëri.
Postimi i plotë:
Sot jehoj qyteti nën zanin e revoltës ✊
Drejtësi për gratë e vrara!
Vrasësit, përdhunesit, ngacmuesit, n’burg!
Poshtë patriarkati!
Marshuam për nji t’ardhme ma t’mirë!
MWAHR – Mitrovica Women Association for Human Rights
#MARShojmëSfestojmë #kundërvrasjevetëgrave #poshtëpatriarkati