News That Matters

Grabitje në Drenas, e futën në veturë dhe e rrahën

10/04/2022 08:58
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast grabitje në Drenas.

Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte duke ecur rrugës, persona të panjohur për motive (ende) të panjohura e kanë futur në një veturë pa targa dhe dyshohet se të njëjtin e kanë rrahur.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin

div.meta-author { display:none; }