News That Matters

Gold Ag sërish në Hagë, takoi Thaçin, Veselin e Haradinajn

13/07/2022. 21:38

Gold Ag ka shkuar sërish në Hagë.

Kësaj radhe, këngëtari, bashkë me Ridvan Tahirin, ka takuar Nasim Haradinajn, me të cilin këngëtari tha se qëndroi katër orë.

Përveç tij, Gold Ag u takua edhe me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin, njofton Klankosova.tv.

Postimi i plotë i artistit:

Sot së bashku me vllaun tem @ridvan_tahiri_riki ishim në vizitë te LUANI i UÇK-së gjeneral Nasim Haradinaj. Ai 4 orët e takimit na bëri të na duken 4 minuta dhe na priti i buzëqeshur sikur ta takonim në Gllogjan të Dukagjinit. Gjatë vizitës, takuam nga afër edhe dy ZEMËR LUANËT E UÇK-së, presidentin e Kosovës z.Hashim Thaçin dhe kryetarin e kuvendit z.Kadri Veseli.

T’fala tonve anej ishte fjala e secilit pasi u ndamë. Me shpresë që drejtësia të triumfoj e të takohemi në Kosovën e lirë u ndamë në përqafim të njëri-tjetrit.

Lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe drejtësia qëndron si vaji përmbi ujë.

div.meta-author { display:none; }