
29/04/2022. 13:19
Gjykatësi Vidar Stensland është rizgjedhur kryetar i Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi të publikuar në faqen e gjykatës, teksa vendimi është marrë më 25 prill dhe mandati Stenslandit i fillon më 1 qershor të 2022-ës.
“Në një vendim të lëshuar më 25 prill 2022, gjykatësit e Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese (DHSGJK) vendosën të zgjedhin gjykatësin Vidar Stensland si gjykatës kryesues të DHSGJK-së, në përputhje me Rregulloren e Punës së DHSGJK-së, për një mandat njëvjeçar i cili fillon më 1 qershor 2022”, thuhet në njoftimin e gjykatës.