
Çlirimtarët nuk i dëgjojnë dhimbjet fizike, por ato shpirtrore. Duke i dëshiruar shërim të plotë e sa më të shpejtë, Hysni Gucatit kryetarit të vetranëve të UÇK-së, që mbahet i dënuar ne Hagë, po e ndajmë me ju postimin rrënqethës të djalit të tij, Musli Gucatit.
Postimi i plotë:
Pas 22 viteve luftë për çlirim e mbijetesë, pas plotë 22 viteve dhimbje, vuajtje, vështirësi sa në malet e Berishës e në spitalet e Shqipërise, Gjermanisë, Kosovës, Turqisë, pas përjetimit të karrocave invalidore e patericave, pas plotë 27 herë që kjo plagë të dha krenari sa herë që të dha dhimbje.
Sot Po kjo plagë po hapet për të 28 herë e në peshoren time kjo e sotmja po peshon më Shumë dhimbje se të gjitha të tjerat së bashku.
Po hapet një plagë e lirisë nder pranga e mbrapa qelisë.
E gjykata e turpit që po i fashon plagët tua është e njëjta që nuk e lejoi as gruan e as fëmijet tu që jemi rritur me këto plage të jemi sot pranë teje.
Ne e dimë që ti do jesh i fortë së i tillë ke qenë gjithmonë e të tillë na ke mësuar të jemi edhe ne, i pa mposhtur e krenar.
Le të hapet edhe një herë ajo plagë ty nuk do të të vrasi sepse ne të presim të vish ashtu si shkove Çlirimtar.
