News That Matters

Gjukanoviq: Ruajtja e paqes në Ballkanin Perëndimor vendimtare për stabilitetin e Evropës

19\05\2022 15:44

Presidenti malazez Milo Gjukanoviq ka thënë thënë se ruajtja e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor është vendimtare për stabilitetin e përgjithshëm të Evropës dhe se misioni i KFOR-it ka një vend dhe rol të veçantë në këtë.

Këto komente ai i bëri pas takimit që pati me komandantin e KFOR-it Ferenc Kajari në ditën e dytë të vizitës në Kosovë.

“Një vizitë e rëndësishme në selinë e KFOR-it në Prishtinë dhe një shkëmbim mendimesh me komandantin e misionit Ferenc Kajari. Është kënaqësi e veçantë të takohem me nënkolonelin Emil Halimoviq, një pjesëtar malazez i forcës së KFOR-it,” shkroi Gjukanoviq në Twitter.

Ai thotë se në kohën e sfidave më të mëdha për sigurinë evropiane dhe euroatlantike, Mali i Zi mbetet një aleat dhe kontribuues i besueshëm dhe i përgjegjshëm për sigurinë rajonale.

div.meta-author { display:none; }