News That Matters

Gjuajtje me armë zjarri në Ferizaj

28.05.2022 – 22:12
Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur rreth orës 19:30 në rrugën “Tahir Sinani” në Ferizaj. Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli. Veseli ka bërë të ditur se nga informatat e para, dyshohet se një person rreth 35 vjeçar deri sa kishte qenë duke ecur në këmbë kishte nxjerrë një armë nga brezi dhe kishte shtënë 2 herë në ajër dhe i njëjti kishte vazhduar në rrugën Tahir Sinani ne drejtim të një supermarketi.“Patrullat e policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur dy gëzhoja”, ka thënë Veseli.
Rasti është duke u hetuar. Kujtojmë se mbrëmë në Ferizaj është vrarë një person 30 vjeçar me armë zjarri.

div.meta-author { display:none; }