
27/05/2022. 11:27
Sekretari i PDK-së, Betim Gjoshi, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të publikojë shpenzimet e kryeministrit Kurti gjatë qëndrimit në SHBA dhe në Zvicër.
“Qytetarët e Kosovës meritojnë të dijnë se sa para i ka shpenzuar kryeministri i Kosovës dhe ekipi i tij në këtë ekskursion pranveror”, ka shkruar Gjoshi në llogarinë e vet në “Facebook”.
“Albin Kurti mundet të mos i marrë meditjet, por kjo nuk është kostoja e vetme e një udhëtimi zyrtar. Aty hyjnë edhe shpenzimet e tjera si hotelet, ushqimi, biletat e aeroplanit, etj”, ka thënë Gjoshi.
Postimi i plotë i tij:
QEVERIA DUHET T’I PUBLIKOJË SHPENZIMET E EKSKURSIONIT TË ALBIN KURTIT NË SHBA DHE ZVICËR
Qeveria nuk duhet t’i mbajë të fshehura, por t’i publikojë shpenzimet e Albin Kurtit në vizitën e tij të dështuar në SHBA dhe Zvicër.
Qytetarët e Kosovës meritojnë të dijnë se sa para i ka shpenzuar Kryeministri i Kosovës dhe ekipi i tij në këtë ekskursion pranveror.
Albin Kurti mundet të mos i marrë meditjet, por kjo nuk është kostoja e vetme e një udhëtimi zyrtar. Aty hyjnë edhe shpenzimet e tjera si hotelet, ushqimi, biletat e aeroplanit, etj.
Kurti duhet ta inicojë vetë publikimin e të gjitha shpenzimeve dhe të mos presë kërkesat e mediave për qasje në dokumente publike.
Dhjetëra mijëra euro janë shpenzuar kot në këtë vizitë të dështuar dhe pa kurrfarë rezultatesh.