News That Matters

Gjon Muharremaj rrëmben çmimin “Performuesi më i mirë zviceran” në MTV EMA 2021

15/11/2021 09:50

Artisti shqiptar Gjon’s Tears, ka rrëmbyer çmimin “Performuesi më i mirë zviceran” në MTV Europe Music Awards 2021.

Gjon Muharremaj hyri në Instagram për të thënë se është shumë i lumtur pas këtij suksesi, përmes një postimi në Instagram.

“Performuesi më i mirë zviceran! Ne ja dolëm, faleminderit të gjithë njerëzve dhe fansave që votuan për mua. Pa juve, do të isha në shtëpi kështu që faleminderit për të gjitha. Faleminderit njerëzve që më mbështesin çdo ditë, prindërve të mi, vëllait, gjyshit dhe grupit tim. Më keni bërë shumë të lumtur sot”, u shpreh Muharremaj, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkohë, kantautori anglez Ed Sheeran fitoi çmimin ‘Artisti më i mirë’ dhe ‘Kënga më e mirë’ për “Bad Habits”, ndërsa grupi i njohur i Koresë së Jugut BTS rrëmbyen katër çmime në këtë ngjarje të madhe.

div.meta-author { display:none; }