
07/06/2022. 20:25
Dy persona kanë vdekur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një supermarket në Gjermani.
Rasti tragjik ka ndodhur mesditën e së martës në pjesën Treysa të qytetit Schwalmstadt.
Sipas policisë, një person e ka qëlluar me armë zjarri një grua, duke e lënë të vdekur dhe më pas e ka vrarë vetën.
Nuk bëhen të ditura detajet rreth motivit të sulmit, shkruan Die Welt.
Në njoftimin e organeve të rendit theksohet se viktima është një grua 53-vjeçare, derisa për të dyshuarin, i cili e kishte shkaktuar sulmin, thuhet se është një 58-vjeçar.
Në momentin e sulmit raportohet se brenda supermarketit kishte shumë njerëz.