
09/12/2021 19:05
Komandanti i FSK-së, gjeneralmajor Bashkim Jashari, e priti sot në takim lamtumirës oficerin për Bashkëpunim Ndërkombëtar të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, major Timothy J. Halbur.
“Me këtë rast, Gjeneral Jashari ndau medaljen për ‘Shërbim Vetëmohues’ për majorin Halbur, me motivacion për performancë të shkëlqyeshme dhe mbështetje vetëmohuese e të jashtëzakonshme gjatë shërbimit njëvjeçar të tij,” thuhet në njoftimin për media të Zyrës për Marrëdhënie me Publikun të Ministrisë së Mbrojtjes.
Tutje bëhet e ditur se Major Halbur u vlerësua lart për vizionin strategjik, udhëheqjen dhe përkushtimin e tij, të cilat, siç u tha, kanë luajtur një rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.