News That Matters

Gjendet një mjet i pashpërthyer në Mitrovicë

Policia e Mitrovicës ka njoftuar se sot , rreth orës 11:11, është pranuar informata për tri mjete të dyshuara të pashpërthyera.

Por njësia e deminimit të Policisë se Kosovës, rreth orës 15:09 njësit përkatëse për deminim kane arritur ta tërheqin një mjet të pashpërthyer, kurse dy pjesë tjera që janë gjetur ne vendngjarje, sipas njësisë se deminimit nuk paraqesin mjete te pashpërthyera.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Sot me datë 17.09.2021, rreth orës 11:11, është pranuar informata për tri mjete të dyshuara të pashpërthyera.

Kompania e Ujësjellësit Rajonal gjatë punimeve në magjistralen e Ulqinit-Adriatikut, afër urës së Gjakut ka hasur në tri mjete të dyshuara të pashpërthyera. Në vend të ngjarjes kanë dal njësit kompetente dhe Njësia e deminimit të Policisë se Kosovës, ku rreth orës 15:09 njësit përkatëse për deminim kane arritur ta tërheqin një mjet të pashpërthyer, kurse dy pjesë tjera që janë gjetur ne vendngjarje, sipas njësisë se deminimit nuk paraqesin mjete te pashpërthyera.

div.meta-author { display:none; }