News That Matters

Gjendet i vdekur minatori që ishte bllokuar në minierë, pas gjashtë dite

20/09/2021 08:25

Pas gjashtë ditësh kërkimesh është gjetur i pajetë trupi i minatorit Muharrem Plaku. 61-vjeçari është gjetur pas shumë kërkimesh në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Trupi i pajetë i minatorit është gjetur në hapësirën e galerisë në një distancë rreth 450 metra në thellësi, i zënë poshtë nga materiali i shembur.

Muharrem Plaku u bllokua gjashtë ditë më parë në galeri dhe kërkimet për gjetjen e tij kanë vijuar pa ndërprerje.

div.meta-author { display:none; }