News That Matters

Gjatë 2021 u lindën 8,984 foshnja në Klinikën e Gjinekologjisë

11\01\2022 13:24

Gjatë vitit 2021, në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës u lindën 8 mijë e 984 foshnje.

Sipas raportit të punës, 4 mijë e 735 foshnje i përkasin gjinisë mashkullore, kurse 4 mijë e 249 foshnje tjera gjinisë femërore.

“Prej tyre, 202 janë binjakë, 16 trinjakë dhe 2 katërnjakë”, thuhet në njoftim.

2 mijë e 501 lindje janë kryer me operacion.

div.meta-author { display:none; }