News That Matters

Gjashtë raste të dhunës ndaj grave gjatë 24 orëve të fundit

20/11/2021 12:37

Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit dhe të gjitha ndaj grave.

Dy raste janë raportuar në Prishtinë dhe nga një në Lipjan, Fushë Kosovë, Rahovec dhe Skenderaj.

“Prishtinë 18.11.2021 – 19:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar nga bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet.

Prishtinë 05.11.2021 – 19:55. Me 19.11.2021 lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti kishte ushtruar dhunë në familjen e tij. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.” thuhej në raport.

Kurse një grua nga Lipjani ka raportuar se burri me të cilin bashkëjeton ka udhtruar dhunë ndaj saj.

“Fushë Kosovë 19.11.2021 – 17:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shteti me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Rahovec 19.11.2021 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër, nusen e djalit. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në QKMF-Rahovec, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti duke u hetuar.”

Ndërsa bëhet e ditur se në Skenderaj një grua ka raportuar se ka pasur mosmarrëveshje me bashkëshortin dhe viktima pas intervistimit është kthyer tek prindërit e saj.

div.meta-author { display:none; }