News That Matters

Giresse: E kemi analizuar Greqinë, duam ta mposhtim

04/06/2022. 18:48

Trajneri i Kosovës, Alain Giresse, ka folur para ndeshjes me Greqinë, derisa ka thënë se do ta paraqiten me formacionin më të mirë të mundshëm.

Giresse potencoi se do të ketë ndryshime në përballjen e nesërme, teksa nuk tregoi se në cilat pozita.

“Nuk do ta zbulojmë formacionin me të cilin do të paraqitemi nesër, të vazhdojmë me këtë ritën, me nje fitore tjetër”, është shprehur Giresse.

“Sipas nevojës do të bëjmë ndryshime në pozita të caktuara”, shtoi ai.

Ai theksoi edhe problemet që po has me mbrojtjen, për shkak të numrit të limituar në krahasim me pjesën ofensive.

“Nëse marrim parasysh grupin, shohim paska probleme në aspektin defansiv, krahasuar me pjesën ofensive, ku kemi më shumë lojtarë”

“Po, padyshim jemi mësuar me Mërgim Vojvadan, në anën tjetër e kemi Florent Hadergjonaj, pjesa defensive është e limituar, por ne do të tentojmë me lojtarët që kemi në dispozicion të bëjmë zgjidhjen më të mirë”.

“Nuk do të ju referohem ndeshjeve të kaluara, lojë të cilët kanë përfunduar kanë përfunduar”.

Francezi tregoi se e kanë studiuar në hollësi lojën e Greqisë.

“Veçse e kemi filluar këtë kampanjë me fitore ndaj Qipros, dhe e kemi studiuar lojën e Greqisë ndaj Irlandës”.

“Dhe ne do të tentojmë të paraqitemi me stilin dominues si ndaj Qipros, padashur të futem në detaje se si do të paraqitemi”.

“Ne shikojmë lojën ndaj Qipros, do të duhet të kuptojmë, pjesa e parë s’ka qenë e mirë në shumë aspekte edhe përgjigjja e lojtarëve, në pjesën teknike, dhe sa i përket dhe organizimit të lojës, gjë që siç e kemi parë”.

div.meta-author { display:none; }